Policia në kërkim të autorëve të atentatit në Elbasan

Kronikë e zezë

Policia në kërkim të autorëve të atentatit në Elbasan

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 23:05
Foto

Policia e Shtetit tha se pas atentatit ku humbën jetën 3 persona, ka rrethuar zonën në një perimeter të gjerë për kapjen e autorëve.

Sot rreth orës 21:15, në fshatin Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur të vrarë 3 shtetas që udhëtonin me të.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Forca te shumta policie kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë.

Policia po kryen kontrolle e shoqërime dhe një sërë veprimesh të tjera për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Një grup specialistësh nga Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë nisur në ndihmë të Policise së Elbasanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat