I vjedhin arin, telefonin dhe dokumentet personale

Kronikë e zezë

I vjedhin arin, telefonin dhe dokumentet personale

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Në fshatin Tërpezë të Vitisë ka ndodhur një rast vjedhje.

Një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e tij.

Nga aty kanë arritur të vjedhin: një sasi stoli ari në vlerë 2500 euro, një telefon celular si dhe një kasafortë në të cilën kishte pas dokumente personale, njofton policia.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat