Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Negroc të Drenasit.
Dy automjete janë përplasur mes veti ku si pasojë disa persona kanë marrë lëndime trupore.
Në vendin e aksidentit menjëherë ka dalë policia dhe autoambulanca e cila i ka bartur për në Drenas të lënduarit.
Policia e Kosovës ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe ka kryer të gjitha procedurat për hetimin e aksidentit.