Plaçkitje me armë zjarri në një bankë në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Plaçkitje me armë zjarri në një bankë në Fushë Kosovë

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Plaçkitja ka ndodhur me armë zjarri nga katër persona të maskuar.

Lajmin për këtë plaçkitje e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Në ora 17:40 nga linja 192 është njoftu policia se në një këmbimore në Fushë Kosovë ka ndodhur një plaçkitje me armë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, muajve të fundit është rritur numri i vjedhjeve në banka, ku si pasojë e një plaçkitjeje javën që shkoi në Istog mbeti i vrarë polici, Izet Demaj, i cili ishte gjatë detyrës.

***

Para disa çastesh ka ndodhur një plaçkitje e një banke në Fushë Kosovë.

Burime te mësojnë se persona të maskuar kanë plaçkitur ‘Monego Bankën’, institucion ky mikrofinanciar.

Një dëshmitar ka treguar  se kanë qenë katër persona të maskuar, ndërsa të njëjtit kanë ngjallur panik tek kalimtarët.

‘Kane qenë me maska katër hajna dhe duke ikur kanë kërcyer mbi makinën time”, është shprehur ai.

Ndryshe media do t’iu mbajë të informuar gjatë minutave në vazhdim. Kujtojmë që kohëve të fundit janë shpeshtuar grabitjet në banka, si pasojë e këtyre plaçkitjeve javën që shkoi mbeti i vrarë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Izet Demaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat