Harrojnë gazin hapur, shpërthen në flakë apartamenti

Kronikë e zezë

Harrojnë gazin hapur, shpërthen në flakë apartamenti

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Një apartament në katin e tretë të një pallati në Elbasan është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘5 Maji’. Nga zjarri nuk ka të lënduar por dëme materiale.

Mësohet se flakët fillimisht janë shfaqur në kuzhinë dhe me pas ka përfshirë të gjithë shtëpinë.

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës po punojnë për izolimin e flakëve.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bombol gazi, e cila ishte harruar ndezur nga familjarët.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat