Aktakuzë ndaj tre të pandehurve për 145 kg drogë

Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj tre të pandehurve për 145 kg drogë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 12:43
Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë kundër tre të pandehurve B.G., M.G. dhe R.U., për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas aktakuzës, të pandehurit më datën 29 shtator të këtij viti, në bashkëkryerje kanë transportuar substanca narkotike, me qëllim të shitjes.

I pandehuri B.G.,  një ditë me herët kishte marrë informacione se ngarkesa me narkotik nga Republika e Shqipërisë kishte hyrë në Kosovë, pas së cilës lajmëron dy të pandehurit e tjerë M.G., dhe R.U., ku që te tre me veturën “Opel Mariva” marrin rrugë nga Serbia për në Kosovë,  e ku më pas në rrugën Pejë-Deçan, marrin rimorkion e ngarkuar me narkotikë.

Gjatë kthimit për në Serbi, ata hetohen nga Policia e Kosovës, e cila iu vihet në ndjekje dhe arrin t’i arrestojë, me ç’rast gjatë kontrollit të automjetit dhe rimorkios gjenden 145 kilogramë marihuanë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat