Është përgjakur dhe kjo e hënë e cila shënon dhe ndërrimin e viteve.
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Kuman- Rroskovec, duke shënuar kësisoj viktimën e parë për këtë 31 dhjetor.
Fjala është për 58 vjeçarin Baki Shahu, i cili po kalonte rrugën në momentin kur është përplasur për vdekje nga një makinë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.