Policia shqiptoi 373 tiketa ditën e parë të 2019-ës

Kronikë e zezë

Policia shqiptoi 373 tiketa ditën e parë të 2019-ës

Më: 2 janar 2019 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në ditën e parë të këtij viti ka shqiptuar 373 tiketa në trafik.

Ditën e parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka shqiptuar 373 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.

Në bazë të raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, më 1 janar në vendin tonë kanë ndodhur 32 aksidente, ku 15 prej tyre kanë qenë aksidente me të lënduar dhe 17 pa të lënduar.

Ndërkaq sipas raportit në ditën e parë të 2019-tës janë arrestuar 16 persona, gjshtë janë në mbajtje dhe dy janë në vuajtje të dënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat