Paraburgim për të dyshuarin që vrau aksidentalisht bashkëshorten

Kronikë e zezë

Paraburgim për të dyshuarin që vrau aksidentalisht bashkëshorten

Më: 2 janar 2019 Në ora: 13:29
Ilustrim

Gjykata ka vendosur që të caktojë masën e paraburgimit për një muaj ndaj burrit i cili dyshohet se vrau gruan e tij aksidentalisht natën e vitit të ri në fshatin Selishte të Gjilanit.

Lajmin e konfirmoi Prokurori i rastit, Arben Ismajli.

“Po një muaj paraburgim është caktuar për të dyshuarin. Gjykata e ka marrë vendimin sot”, tha Ismajli.

Dyshimet e para të policisë ishin se ajo është vrarë aksidentalisht nga burri i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat