Aksident i rëndë në Lushtë të Mitrovicës, vetura përfundon jashtë rrugës!

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Lushtë të Mitrovicës, vetura përfundon jashtë rrugës!

Më: 2 janar 2019 Në ora: 13:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lushtë të Komunës së Mitrovicës.

Si pasojë e aksidentit, një veturë ka dalë nga rruga duke shkaktuar dëme të konsiderushme materiale.

Një dëshmitar okular ka bërë të ditur se ky aksident ka ndodhur si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë, derisa nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Në rrugën që lidh qytetin e Mitrovicës me atë të Skenderajt, janë shkaktuar edhe kolona për shkak të aksidentit.

Media ka arritur të sigurojë pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat