Ndihmuan në arratisjen e serbit, arrestohen 5 shqiptarë

Kronikë e zezë

Ndihmuan në arratisjen e serbit, arrestohen 5 shqiptarë

Më: 2 janar 2019 Në ora: 13:51
Ilustrim

Gjashtë persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi ndihmuan një shtetas serb që të largohej. Policia nuk i ka publikuar emrat e të arrestuarve por ka publikuar vetëm inicialet e tyre.

Bëhet fjalë për:  K.M., 38 vjeç, banues në Pobreg, Kukës;  J.D., 23 vjeç, banues në Rjekë, Kroaci;  R.K., 46 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë;  F.T., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë; K.S., 53 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës dhe Xh.N., 43 vjeç, banues në Kukës, të dy me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.

Arrestimi i KM., J.D., R.K. dhe F.T. u bë pasi në datë 1 janar 2019, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë ndihmuar për t'u larguar nga vendi i qëndrimit, shtetasin serb S.V., 53 vjeç, banues në Mirocka, Serbi.

Serbi ishte me masë sigurie ”arrest shtëpie” dhe ruhej nga punonjës policie në një ambient privat, në Kukës.

Dy efektivët e policisë u arrestuan pasi gjatë kohës që ishin me detyrë për ruajtjen e shtetasit S.V., lejuan takimin e tij me të afërm pa autorizim përkatës, gjë që solli largimin e tij nga territori shqiptar.

Pas arrestimit të gjashtë personave, policia ka nisur punën për kapjen e shtetasit S.V.

Njoftimi i policisë:

Kukës

Strukturat e Komisariatit te Policisë Kukës në bashkëpunim me Sektorin e SHÇBA-së nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, arrestuan në flagrancë 6 shtetas:

- K.M., 38 vjeç, banues në Pobreg, Kukës;

- J.D., 23 vjeç, banues në Rjekë, Kroaci;

- R.K., 46 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë;

- F.T., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;

- K.S., 53 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës;

- Xh.N., 43 vjeç, banues në Kukës, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.

Arrestimi i shtetasve KM., J.D., R.K. dhe F.T. u bë pasi në datë 1 janar 2019, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë ndihmuar për t'u larguar nga vendi i qëndrimit, shtetasin serb S.V., 53 vjeç, banues në Mirocka, Serbi. Ky i fundit ishte me masë sigurie ”Arrest shtëpie” dhe ruhej nga punonjës policie në një ambient privat, në Kukës.

Arrestimi i dy punonjësve të policisë u bë pasi gjatë kohës që ishin me detyrë, ruajtjen e shtetasit S.V., kanë lejuar takimin e tij me të afërm pa autorizim përkatës, duke mundësuar largimin e të arrestuarit nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm.

Gjithashtu nisi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim, kryer në bashkëpunim”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat