Aksident në Veternik, vetura godet dy këmbësore

Kronikë e zezë

Aksident në Veternik, vetura godet dy këmbësore

Më: 2 janar 2019 Në ora: 17:36
Pamje nga aksidenti

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në lagjen Veternik.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime te renda trupore.

Lajmin për Kallxo e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti – Haziraj.

Dy të lënduarat sipas zëdhënëses Ahmeti janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin sipas saj po merret njësiti i trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat