19 vjeçari i arrestuar në Prishtinë, kishte me vete armë, maskë dhe arkën e vjedhur me para!

Kronikë e zezë

19 vjeçari i arrestuar në Prishtinë, kishte me vete armë, maskë dhe arkën e vjedhur me para!

Më: 3 janar 2019 Në ora: 18:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 17.30, ka ndodhur një grabitje e armatosur në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, në këtë rast dyshohet të jenë të përfshirë katër persona.

Deri më tani, policia ka arritur të arrestojë një 19 vjeçar, të cilit i është konfiskuar çanta e krahut që kishte me vete, arma që dyshohet se e ka përdorur gjatë grabitjes si dhe gjësende tjera, duke mos përjashtuar këtu as arkën me para.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat