Pamjet kur Policia arreston një nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Prishtinë

Kronikë e zezë

Pamjet kur Policia arreston një nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Prishtinë

Më: 3 janar 2019 Në ora: 20:05
Marketi

Një dyqan është grabitur me armë nga katër persona në mbrëmjen e së enjtes, në lagjen “Dardania”, në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Sonte rreth ore 17: 30 kemi pranuar informatën per nje grabitje me armë në një market në lagjen Dardania në Prishtinë, Policia e Kosovës me njesitet e saj ka reaguar me shpejtësi në atë lokacion, ka kontaktuar ankuesin dhe pas veprimeve të shpejta operacionale policore ka arrit që ta arrestoj një person të dyshuar (viti i lindje 1999). Në këtë rastë dyshohet edhe per disa persona tjerë të involvuar per të cilet Policia eshte ne proces te kryerjes se hetimeve, për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Të dyshuarit pasi kanë vrejtur qe kanë rënë në gjurmë nga Policia gjatë ikjes kanë hudhur qantën dhe arkën e grabitur, perderisa zyrtarët kanë arritur që njërin nga të dyshuarit ta kapin në flagrance.

Policia e Kosovës mbetet e perkushtuar ne luftimin e rasteve te tilla që rrezikojne jetën dhe pronën e qytetarëve dhe do të tregoj zero tolerance ndaj kryersve te rasteve te tilla, duke ndermarr veprime rigoroze konform ligjit”, ka thënë Daut Hoxha nga Policia e Kosovës. 

Pamje nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat