Aksident në Prishtinë, vdes një këmbësor

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, vdes një këmbësor

Më: 4 janar 2019 Në ora: 11:55
Ilustrim

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Lebanë të Prishtinës. Jetën e ka humbur një këmbësor.

I dyshuari derisa ishte duke e drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar lëndime të rënda të cilat nuk ka arritur t’i mbijetojë.

Aksidenti ka ndodhur me datën 2 janar, ndërsa dje ka ndërruar jetë në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat