Shpërthen në flakë makina në ecje

Kronikë e zezë

Shpërthen në flakë makina në ecje

Më: 5 janar 2019 Në ora: 11:19
Ilustrim

Një automjet shpërtheu në flakë ndërsa ishte në ecje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:25, në rrugën Fier-Lushnje, në Vajkan. Automjeti tip "Benz" me drejtues A.Z, në ecje e sipër ka marrë flakë.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet për defekt në pjesën e motorit.

Në vendin e ngjarjes u dërgua zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat