Arrestohet mallakastrioti, plagosi rëndë me thikë gruan e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet mallakastrioti, plagosi rëndë me thikë gruan e tij

Më: 5 janar 2019 Në ora: 11:20
Ilustrim

Një 56-vjeçar u arrestua nga Policia në Mallakastër pasi ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Behar Z. banues në Visokë të Mallakastrës ishte shpallur në kërkim për "Plagosje të rëndë me dashje".

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 16 nëntor 2018 ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".

Behar Z., në muajin Mars 2018 për motive të dobëta ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, L.Z. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat