Arrestohen dy femra të dyshuara për vjedhje në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy femra të dyshuara për vjedhje në Mitrovicë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Një rast i veprës penale vjedhje ishte raportuar dy ditë më parë në Mitrovicë.

Hetuesit policor në kuadër të stacionit policor në Mitrovicë, në bashkërendim me prokurorin e rastit kanë zhvilluar hetime për zbardhjen e rastit të vjedhjes.

Si rezultat i një hetimi intensiv, është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy persona të gjinisë femërore për përfshirje në vepër penale vjedhje.

Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se me datën 3 janar 2019, deri sa ishin duke punuar si punëtore pastruese në një shtëpi private kishin vjedhur nje sasi ari, ku më pas e kishin shitur në një argjentari.

Veprimet hetimore lidhur me rastin janë zhvilluar edhe ndaj një argjentari i cili kishte blerë mallrat e vjedhur. Ndaj tij është inicuar rast për vepër penale: ’’blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale”.

Ndërsa pas procedurave intervistuese, dy të dyshuarat janë liruar për procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat