Kapen mbi 100 kg kanabis, tre në pranga - Bota Sot
Kapen mbi 100 kg kanabis, tre në pranga

Kronikë e zezë

Kapen mbi 100 kg kanabis, tre në pranga

Më: 6 janar 2019 Në ora: 11:18
100 kg kanabis

Një sasi prej 102 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, u sekuestruar nga policia në Tepelenë, duke çuar në pranga tre persona.

Në pranga përfunduan  E.L, 30 vjeç, banues në Tepelenë,  E.L, 24 vjeç, banues në Memaliaj si dhe A.B, 39 vjeç, banues në Elbasan.

"Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Krahës-Memaliaj gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonin, Policia gjeti dhe sekuestroi 63.6 gram lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa",sqaron policia.

Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë në fshatin Zhulaj, Memaliaj, që dyshohet se e përdornin shtetasit   E.L dhe E.L, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej rreth 102 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...