Shpërthen zjarri në restorant, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Shpërthen zjarri në restorant, dy të lënduar

Më: 7 janar 2019 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Dy persona kanë marrë lëndime pas shpërthimit të një zjarri në një restorant në Ferizaj.

Deri te rasti, i cili ka ndodhur dje në ora 10.00, ka ardhur kur një femër dhe një mashkull, derisa ishin duke punuar, ka pasur rrjedhje të vajit me ç’rast ka shpërthyer zjarri.

Ndërkohë që kishin tentuar të shuajnë zjarrin me ujë, masa e zjarrit është rritur dhe të dy personat kanë pësuar lëndime trupore.

Me rastin janë njoftuar inspektorët komunal dhe rasti mbetet nën hetime, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat