Kujdes, paratë fals shfaqen në Pejë

Kronikë e zezë

Kujdes, paratë fals shfaqen në Pejë

Më: 7 janar 2019 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Një person ka raportuar në polici për një rast të parave të falsifikuara në Pejë.

Ankuesi mashkull ka bërë të ditur se dje, derisa ishte në vendin e punës në një dyqan si shitës, nga një person i panjohur ka pranuar 100 euro fals.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dëshmi është konfiskuar monedha për hetime të mëtejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat