Makina përplas për vdekje kalimtarin, në pranga shoferi

Kronikë e zezë

Makina përplas për vdekje kalimtarin, në pranga shoferi

Më: 8 janar 2019 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Aksidentoi per vdekje nje kembesor ne Elbasan, vihet ne pranga shoferi. Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin me iniciale A.D, banues në Lagjen “11 Nëntori”, Elbasan.

“Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë,  duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin  I. K., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në vendngjarje”- njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat