Prokuroria Themelore në Ferizaj paraqet kërkesë për paraburgim ndaj një të mituri

Kronikë e zezë

Prokuroria Themelore në Ferizaj paraqet kërkesë për paraburgim ndaj një të mituri

Më: 8 janar 2019 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndaj të miturit Q.M. sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datën 07.01.2019, pas një konflikti verbal me të miturin A.H., e sulmon atë me një brisk duke e goditur dy herë në pjesën e belit afër veshkave.

Nga të cilat goditje i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore dhe fillimisht dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

I mituri Q.M.  me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim që nga data 07 .01.2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat