Kapet sasi e konsiderueshme e drogës në Landovicë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Kapet sasi e konsiderueshme e drogës në Landovicë, arrestohet një person

Më: 8 janar 2019 Në ora: 22:18
Ilustrim

Policia e Kosovës sonte ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë në Landovicë të Prizrenit, ku brenda tij është gjetur një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike. 

Një person është arrestuar nga policia dhe ndaj tij po vazhdojnë hetimet. 

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Vesel Gashi.

Sipas tij, policia gjatë një pike të kontrollit rutinor në Landovicë ka ndaluar automjetin me targa të Shqipërisë rreth orës 19 e 30 ndërsa gjatë kontrollës është zbuluar sasia e drogës. 

Ai ka thënë se vendit të ngjarjes i është përgjigjur menjëherë prokurori i shtetit dhe se me rastin po merren njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Burimet e Indeksonline të afërta me hetimin e këtij rasti kanë thënë se janë mbi 40 kg drogë të gjetura brenda në veturë, mirëpo këtë nuk e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, mirëpo i njëjti ka thënë se është një sasi e konsiderueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat