Aktakuzë për dy të pandehur që rrahën një person gati për vdekje

Kronikë e zezë

Aktakuzë për dy të pandehur që rrahën një person gati për vdekje

Më: 10 janar 2019 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.L., dhe R.O., për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari M.L., personit tjetër i shkakton lëndime të rënda trupore me rrezikim të jetës.

Prokuroria ka njoftuar për detajet e ngjarjes:

Kështu, me datë 11.09.2018 rreth orës 21:20 minuta, në afërsi të kishës katolike “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, pasi e parkon automjetin, e ndal të dëmtuarin K.K., dhe me mjet të mprehtë (thikë) e kërcënon për një mosmarrëveshje të mëherëshme. I dëmtuari ikë në drejtim të shtëpisë së një qytetari ku ishin të fshehur disa persona tjerë të panjohur, të cilët e sulmojnë me mjete të forta të dëmtuarin. Ndërkohë, i akuzuari M.L., me thikë njëherë e godet të dëmtuarin K.K.,, në regjionin e djathtë të krahërorit pas shpine, duke i shkaktuar grumbullim të ajrit dhe gjakut në mushkëri dhe në veshkë.

Ndërkaq, i akuzuari tjetër R.O., në kohë dhe vend të njëjtë merr pjesë në rrahje, e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të personit tjetër, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari K.K., mundohet të ikë nga sulmi i të akuzuarit të parë M.L., i del përpara, të cilin disa herë e grushton në fytyrë dhe trup, së bashku me dy persona të tjerë të panjohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat