Lipjan, paguan derivatet me 100 euro fals

Kronikë e zezë

Lipjan, paguan derivatet me 100 euro fals

Më: 12 janar 2019 Në ora: 11:00
Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje në fshatin Babush i Muhaxhirëve të Lipjanit, një punëtor i një pompe të derivateve ka njoftuar se një vozitës i pa njohur me një automjet (tabelat ankuesi nuk i dinë) është shërbyer me derivate me ç’ rast ka berë pagesën me një monedhë prej 100 euro.

Kjo monedhë dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar nga Policia, kurse rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat