E mbush veturën me karburant, paguan me 100 euro të falsifikuara

Kronikë e zezë

E mbush veturën me karburant, paguan me 100 euro të falsifikuara

Më: 12 janar 2019 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Një punëtor i një pike karburanti në fshatin Babush i Muhaxhirëve, komuna e Lipjanit, ka njoftuar Policinë se një person i dyshuar ka paguar derivatet me para të falsifikuara.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, punëtor në një pompë të  derivateve, ka njoftuar se një person –vozitës i pa njohur me një automjet (tabelat ankuesi nuk i dinë) është shërbyer me derivate me ç’ rast ka  bërë pagesën me një monedhë  prej 100 (njëqind) Euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit monedha e dyshuar është konfiskuar nga Policia, kurse rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat