Plagosi një person gjatë të shtënave në aheng, kërkohet paraburgim

Kronikë e zezë

Plagosi një person gjatë të shtënave në aheng, kërkohet paraburgim

Më: 18 janar 2019 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot në Gjykatën kompetente në Gjilan, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit I.A., i cili nga pakujdesia ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që i pajisur me armë, gjatë një ahengu familjar.

Sipas prokurorisë, dyshohet se i dyshuari ka kryer veprën penale më 17 janar, në fshatin Sodovinë e Qerkezëve, komuna e Vitisë.

“Në ahengun ku kanë qenë të pranishëm shumë njerëz, e nxjerrë armën nga brezi dhe shkrep brenda dhomës, me ç’rast edhe ka goditur një herë me një predhë të dëmtuarin S.B., në krahun e majtë dhe në pjesën e pasme të shpatullës së majtë, i cili për shkak të lëndimeve të rënda trupore është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Regjional në Gjilan. Gjithashtu, i dyshuari, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, ka mbajtë në pronësi armë zjarri, e cila edhe është sekuestruar nga policia”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria ka propozuar masën e paraburgimit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillim e procedurës penale, për të cilën pritet që brenda afatit ligjor të vendosë Gjykata Themelore në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat