“Vol-Vo 4”, arrestohet 48-vjeçari në Shijak, 6 akuza ndaj tij

Kronikë e zezë

“Vol-Vo 4”, arrestohet 48-vjeçari në Shijak, 6 akuza ndaj tij

Më: 18 janar 2019 Në ora: 22:05
Arrestimi

Një 48 vjeçar nga Xhafzotaj në Shijak ka rënë në prangat e policisë në vijim të arrestimeve në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4”.

Mbrëmjen e sotme është ekzekutuar urdhër ndalimi për shtetasin H.H.

Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal", “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat