Rrahja përfundon me të lënduar, përdorin edhe thikë

Kronikë e zezë

Rrahja përfundon me të lënduar, përdorin edhe thikë

Më: 19 janar 2019 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Pesë persona janë arrestuar në fshatin Jashanicë të Klinës, pasi që të njëjtit janë përfshirë në rrahje mes veti, me ç’rast është përdorur edhe një mjet i prehtë.

Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, janë bastisur katër shtëpi prona të dyshuarve, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit, tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat