Pejë: Godet me veturë këmbësorin dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Pejë: Godet me veturë këmbësorin dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Më: 19 janar 2019 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Në fshatin Qyshk të Komunës së Pejës një person ka goditur me veturë viktimën mashkull gjersa ishte duke ecur skaj rrugës.

Policia njofton përmes komunikatës së i dyshuari pas goditjes së viktimës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat