Grabitje e armatosur në Prishtinë

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Prishtinë

Më: 20 janar 2019 Në ora: 14:26
Ilustrim

Tre persona të dyshuar e të maskuar, njëri i armatosur me një armë të shkurtë, nën kërcënimin e armës kanë grabitur parat e qarkullimin ditor në një institucion financiar në Prishtinë dhe janë larguar në drejtim të pa njohur.

Rasti ka ndodhur në rrugën "Muharrem Fejza”, në Prishtinë. Ndërsa Policia është njoftuar nga dy femra që punonin në këtë institucioni.

Viktimat nuk kanë pësuar lëndime trupore.

Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat