Aksident në Tiranë, 3 makina përplasen me bordurat e betonit

Kronikë e zezë

Aksident në Tiranë, 3 makina përplasen me bordurat e betonit

Më: 22 janar 2019 Në ora: 21:54
Pamje nga aksidenti

Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e “Astirit” ne kryeqytet.

Mësohet se 3 automjete janë përplasur me bordurat e betonit që janë vendosur për të bërë ndarjen e korsive pas nisjes së punimeve për ndërtimin e “Unazës së Madhe” të kryeqytetit.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë mungesa e ndriçimit në këtë aks, por fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat