Kapen me 1566 litra naftë të vjedhur

Kronikë e zezë

Kapen me 1566 litra naftë të vjedhur

Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy të dyshuar në Kaçanik, pasi që në automjetin e tyre kur ishin ndaluar nga policia kanë pasur të ngarkuar 58 bidonë me gjithsejtë 1566 litra derivate të naftës, për të cilën sasi nuk e kanë deklaruar prejardhjen as destinacionin e dërgimit.

Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa automjeti i tyre së bashku me derivate  janë konfiskuar, ka njoftuar Policia. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat