Grabitje e armatosur në Deçan

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Deçan

Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:19
Ilustrim

Një mashkull dhe një femër, kanë njoftuar se derisa po e dërgonin pazarin ditor për në bankë, para tyre është ndalur një veturë, nga ku një person i dyshuar nën kërcënimin e armës i ka grabitur paratë.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Rasti ka ndodhur në Deçan në rrugën ‘Luan Haradinaj’ gjatë ditës së djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat