Grabitjet në Korçë nga të njëjtët autorë, dyshohet për 4 persona

Kronikë e zezë

Grabitjet në Korçë nga të njëjtët autorë, dyshohet për 4 persona

Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zbardhen detaje nga grabitja e bizneseve në Korçë. Burime konfidenciale bëjnë me dije se dyshohet se kane qenë 4 persona të maskuar dhe të armatosur.

Vjedhja e parë është kryer në fshatin Bulgarec, ku janë marrë para në furrën e bukës dhe banesën e  një shtetasi.

Më pas dyshohet, se të njëjtët persona kanë kryer edhe grabitjen e dytë në fabrikën e përpunimit të letrës në aksin nacional Korçë-Kapshticë.

Autorët janë futur përmes dritares nga pjesa e mbrapme e biznesit. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Personat kanë mundur të marrin një sasi të konsiderueshme parash.

Dëshmitë e pronarëve në polici janë marrë mëngjesin e sotëm, teksa janë sekuestruar kamerat e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat