Tre të arrestuar për grabitjen me armë në Deçan

Kronikë e zezë

Tre të arrestuar për grabitjen me armë në Deçan

Më: 24 janar 2019 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Policia e Kosovës pas një pune intensive operativo-hetimore sot ka arritur që të identifikojë dhe më pas të arrestojë 3 persona të dyshuar për ‘grabitje të armatosur’ dhe 2 persona të dyshuar të cilët gjenden në arrati, janë në kërkim policor.

Personat e dyshuar të arrestuar në këtë rast janë:

B. K. i lindur 1992  m/k/sh

F. B. i lindur 1992 m/k/sh

 G. S. i lindur 1995 m/k/sh

Gjatë bastisjes tek i dyshuari i parë janë sekuestruar si prova materiale një armë e tipit ‘Zoraki M 906-B’ dhe vetura e tipit Pasat me targa vendore e cila dyshohet se ka qenë e involvuar në rast. Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Kujtojmë se rasti ka të bëjë me datën 22 janar 2019, ku në një parking të një qendër tregtare në Deçan  kishte ndodhur ‘grabitje e armatosur’, Policia e Kosovës me të marrë informatën ka shkuar në vendngjarje, ku ka takuar viktimat e rastit, sipas tyre derisa ishin duke dërguar pazarin ditor në bankë, nga një veturë e tipit Pasat me targa vendore ka dalë i dyshuari me armë në dorë dhe nën kanosje ka grabitur çantën në të cilën gjendeshin të holla rreth 8000 euro (tetë mijë euro), duke u larguar në drejtim të panjohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat