Policia konfiskohen tri armë në rajonin e Mitrovicës

Kronikë e zezë

Policia konfiskohen tri armë në rajonin e Mitrovicës

Më: 24 janar 2019 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Policia rajonale e Mitrovicës në zonën përgjegjëse të saj, gjatë 24 orëve, në tri lokacione të ndryshme ka konfiskuar tri armë.

Sipas Policisë, në rastin e parë konfiskimi i një pistolete  është  realizuar gjatë një bastisje të një shtëpie në  fshatin Koshtovë të Mitrovicës, me ç’rast është konfiskuar një pistoletë me  tridhjetë fishekë.

“Rasti i dytë i konfiskimit të një pistolete është realizuar në qytetin e Skenderajt, ku pas informacionit të pranuar për të shtëna me armë zjarri, njësitet policore kanë identifikuar lokacionin dhe nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë me të cilën dyshohet se kishte shtënë në një aheng familjar. Ndërsa rasti i tretë i konfiskimit të një arme është realizuar në Vushtrri, ku pas kontrollit të detajuar tek një person tanimë i dyshuar është gjetur një armë e llojit pistoletë”, thuhet në komunikatë.

Ndaj tre të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘përdorim i armës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat