Librazhd-Elbasan/ Aksident, drejtuesi i autobotit humb kontrollin e mjetit, përplaset me shkëmbin

Kronikë e zezë

Librazhd-Elbasan/ Aksident, drejtuesi i autobotit humb kontrollin e mjetit, përplaset me shkëmbin

Më: 24 janar 2019 Në ora: 17:57
Pamje nga aksidenti

Një aksident është shënuar këtë të enjte në aksin e rrugës Librazhd-Elbasan, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin  po udhëtonte duke u përplasur me një shkëmb. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Murrash, të Librazhdit.

Mësohet se autobot ka qenë i ngarkuar me lëndë djegëse të rrezikshme, kur shoferi ka humbur kontrollin e tij në aksin Librazhd-Elbasan duke u  përplasur me shkëmbin në anë të rrugës. Fatmirësisht, mësohet se nga aksidenti nuk ka patuar të lënduar ndërsa policia po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat