Plagosi me thikë djalin, arrestohet 64-vjeçari në Peqin

Kronikë e zezë

Plagosi me thikë djalin, arrestohet 64-vjeçari në Peqin

Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:37
Ilustrim

Një 64-vjeçar në Peqin ka rënë në prangat e policisë për plagosjen e djalit të tij. I arrestuari është shtetasi me iniciale Y.S, banues në fshatin Vashaj.

Sipas policisë, 64-vjeçari për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Dhuna në familje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat