Shantazhoi të miturën me publikim të fotove intime, kërkohet paraburgim

Kronikë e zezë

Shantazhoi të miturën me publikim të fotove intime, kërkohet paraburgim

Më: 25 janar 2019 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:00, ka ndaluar të dyshuarin B.J., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Shantazhi’’.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se, më 23.01.2019, rreth orës 20:00, në Gjilan, i pandehuri B.J. (1993), përmes rrjetit social Facebook, ka shantazhuar të miturën e moshës 14 vjeçare, në atë mënyrë që nga ajo ka kërkuar që të kenë marrëdhënie intime, ose në të kundërtën do t’ia publikonte fotot e saj intime, të cilat e njëjta i kishte bërë me ish të dashurin e saj, me ç’rast me këto veprime i njëjti ka cenuar nderin dhe autoritetin e të dëmtuarës.

Prokuroria, ndaj të dyshuarit, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Gjilan, pasi që ekziston mundësia e ndikimit te e dëmtuara dhe dëshmitarët, si dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat