Një kombi i Policisë së Kosovës ka marrë flak mëngjesin e sotëm.
Një qytetar ka treguar se rasti ka ndodhur në fshatin Kçiq të Mitrovicës, saktësisht tek vendi i njohur si “Qeshmja e Kçiqit”.
Një vendin e ngjarjes shihen zjarrfikësit të cilët mundohen të shuajnë zjarrin dhe ambulanca.
Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës ka thënë se nga ky rast i djegies së veturës asnjë person nuk ka pësuar lëndime.
“Asnjë person nuk ka pësuar lëndime nga ky rast. Vetura është e Policisë Kufitare. Ka qenë në lëvizje dhe është përfshirë nga zjarri. Dyshimet e para janë se kjo ka ndodhur për shkak të një defekti në veturë”, ka thënë Zahiti.
Nuk dihet ende nëse ndonjë person ka mbetur i lënduar.