Arrestohet hajduti i çantave dhe celularëve në Tiranë

Kronikë e zezë

Arrestohet hajduti i çantave dhe celularëve në Tiranë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 12:39
Ilustrim

Operacioni policor i koduar “Çanta“  ndaloi një 23-vjeçar si autor i dyshuar i tre “vjedhjeve me dhunë”.

Në pranga ra djali i identifikuar me icialet D. L. pasi  "nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me dhunë tre shtetase, duke ju marrë forcërisht çantat e krahut dhe  aparatin celular."

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” të parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit të mësipërm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat