Shkon për të blerë byrek, makina përplas të moshuarën

Kronikë e zezë

Shkon për të blerë byrek, makina përplas të moshuarën

Më: 26 janar 2019 Në ora: 13:38
Ilustrim

Një aksident i rëndë më pasojë  plagosjen e një kalimtareje ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Fier. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Rauf Nallbani”, ku e plagosur është një e moshuar.

Identiteti i saj nuk bëhet me dije por mësohet se ka qenë duke kaluar rrugën, pasi kishte blerë byrek në një nga dyqanet e zonës, kur është përplasur me një automjet tip “Opel” me targa AA 789 IL.

Ajo ndodhet në Spitalin e Fierit, në gjendje të rëndë për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat