Kapen me kanabis në veturë, arrestohen tre persona - Bota Sot
Kapen me kanabis në veturë, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Kapen me kanabis në veturë, arrestohen tre persona

Më: 26 janar 2019 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar këtë të shtunë në aksin rrugor Memaliaj-Luftinjë për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike kanabis.

Policia vendosi  në pranga L. C. 28 vjeç, N.K, 21 vjeç dhe F.Ç. 43 vjeç, banues në fshatrat Xhafaj e Dervishaj, pas një informacioni të marrë nga qytetarët se disa persona shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Memaliajt.

L.C dhe N.K udhëtonin sëbashku në një automjet ndërsa F.Ç udhëtonte i vetëm, kur u ndaluan nga policia. Këta të fundit, gjatë kontrolleve të ushtruara fizike e në automjet, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike kanabis sativa.

Materialet në ngarkim të personave të mësipërm iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve ”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...