Tentuan të vjedhin bankomatin, dy të arrestuar në Bulqizë

Kronikë e zezë

Tentuan të vjedhin bankomatin, dy të arrestuar në Bulqizë

Më: 27 janar 2019 Në ora: 10:29
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga policia e Bulqizës pasi kanë tentuar të vjedhin bankomatin e një filiali banke të nivelit të dytë.

Në pranga përfunduan E.A, 31 vjeç dhe F.L, 35 vjeç, banues në Bulqizë, të dy të dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

"Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit të datës 26.01.2019, të maskuar dhe me sende të forta  tentuan të vjedhin bankomatin e  filialit të një banke të nivelit të dytë në "Lagjen e Re" Bulqizë",sqaron policia lokale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale "Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit" , kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat