Plaçkitet një bankë në Podujevë

Kronikë e zezë

Plaçkitet një bankë në Podujevë

Më: 27 janar 2019 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme është plaçkitur një bankë në Podujevë

Policia njofton se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një plaçkitje në një banke në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Menaxheri i kësaj bankë ka njoftuar policinë, se asgjë nuk është vjedhur.

“Pas aktivizimit të alarmit në një bankë, kanë reaguar menjëherë njësitet policore dhe në vendin e ngjarjes kanë vërejtur se dera e hyrjes në bankë është e hapur me forcë. Është kontaktuar menaxheri i bankës, i cili ka deklaruar se përveç dëmit, nuk është vjedhur asgjë nga banka. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat