Gjuajtje me armë në parkingun e një restoranti në Gjilan

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në parkingun e një restoranti në Gjilan

Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një person në Gjilan.

Një i dyshuar është arrestuar në Gjilan pasi në parkingun e një restoranti fillimisht kishte sulmuar fizikisht viktimën, e më pas kishte shtënë me armë në drejtim të tij.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar tri gëzhoja kal 7.65mm, po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar një armë (revole) e llojit “Zoraki” dhe një thikë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që në parkingun e një restoranti fillimisht kishte sulmuar fizikisht e më pas kishte shtënë me armë në drejtim të viktimave mashkull K/Shqiptar dhe K/Boshnjak, por pa ndonjë pasojë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar tri gëzhoja kal 7.65mm. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë (revole) e llojit “Zoraki” dhe një thikë. I dyshuari ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Gjilan, e më pas është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat