Malishevë, aktakuzë për vrasje

Kronikë e zezë

Malishevë, aktakuzë për vrasje

Më: 29 janar 2019 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës N. Rr, për shkak të veprave penale “Vrasje”, dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, e cila ndodhet në paraburgim që nga data 18.09.2018.

Sipas aktakuzës, me 04. 08.2018, në fshatin Lladrovc, Komuna e Malishevës, e pandehura N. Rr, me dashje, për motive të panjohura  ka privuar nga jeta tani të ndjerin S.B., ku përderisa ishin duke ecur me automjetet e tyre, në një çast e pandehura e ndal veturën duke shkuar tek vetura e tani të ndjerit, është ulur në automjetin e tij, nga çanta e ka nxjerrë revolen, dhe te njëjtin e ka qëlluar disa herë në kokë dhe në qafë, dhe kështu ka kryer veprën penale “Vrasje “, nga neni 178 të KPRK-së.

“Gjithashtu e njëjta, më parë e deri më 04.08.2018, pa autorizim ka mbajte armë, të cilën edhe e ka përdorur për ta privuar nga jeta tani të ndjerin S.B, dhe kështu ka kryer veprën penale “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374 parag 1 I KPRK-së. Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që e pandehura të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat