Tregtonte cigare kontrabandë, arrestohet 47 vjeçari

Kronikë e zezë

Tregtonte cigare kontrabandë, arrestohet 47 vjeçari

Më: 30 janar 2019 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Gjatë një kontrolli, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorin Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin një 47-vjeçar me inicialet D.F.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap duke transportuar 37 steka cigare pa pullë fiskale dhe dokumetacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe ” Fshehja e të ardhurave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat